The Athletic: Man Utd i ofroi Pogbas 300 mijë euro në javë për të rinovuar – atij kjo iu duk asgjë
Ndonëse Paul Pogba gjatë ditës së djeshme tha se nuk iu ofrua kontratë e re nga Manchester United për të vijuar qëndrimin në “Old Trafford”, raportimet e fundit thonë ndryshe.
Sport
Tabloidi britanik, The Athletic, raporton se “Djajtë e Kuqë” i ofruan marrëveshje mesfushorit, por ky i fundit nuk e pranoi.
Sipas po të njëjtit burim, ish-kampionët anglezë i propozuan lojtarit 300 mijë euro në javë, megjithatë për të njëjtin kjo shumë nuk ishte e duhura.
Futbollistit i skadoi kontrata me Manchester Unitedin pikërisht këtë verë pasi palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për ta vijuar bashkëpunimin.
Për 28-vjeçarin interesim të theksuar ka shprehur Juventusi i cili dëshiron ta kthejë atë në skuadër.
Raportimet e fundit nga mediet italiane dhe ato angleze thonë se marrëveshja mes tyre është afër. /Lajmi.net/