Salih Zyba: Gjendjen ekonomike nuk e kam më të mirë se mesatarja e veteranëve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka thënë se gjendja e tij ekonomike nuk është më e mirë se mesatarja e veteranëve.

Lajme
Zyba në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se është me kërkesat e veteranëve dhe me nevojat e tyre në teren.
“Unë jam më kërkesat e veteranëve, me nevojat e tyre në terren pajtohem për gjendjen. Nuk do me thënë që e kam gjendjen më mirë aktualisht, po si deputet me të ardhura, por në mirëqenie, në ekonomi, në standard të jetesës nuk e kam më të mirë se mesatarja e veteranëve”, deklaroi ai.
Ndryshe, sot para Kuvendit të Kosovës u protestua nga veteranët e UÇK-së, të cilët po kërkojnë mos të shkëputen pensionet e tyre nga paga minimale me ligjin e ri.