Supremja merr parasysh kërkesën e ZRRE-së për rishqyrimin e vendimit për shtrenjtimin e faturave të rrymës
Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vendimet e Gjykatës së Apelit dhe asaj të Themelores për pezullimin e vendimit për faturimin e rrymës me tarifa të reja.
Lajme
Në një njoftim për media të enjten, Supremja ka arsyetuar ndryshimin e vendimit, duke i quajtur arsyetimet e dy gjykatave të mëposhtme si “jobindëse dhe jokonkrete”.
Partia Demokratike e Kosovës e pati çuar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e faturave në gjykatë. Themelorja pati vendosur për pezullim të përkohshëm të zbatimit të vendimit. Njësoj pati vendosur edhe Apeli, teksa ZRRE pati thënë se do ta dërgojë rastin në Supreme. /Lajmi.net/