Dhëndrri prishtinas rrah gruan, gjuan me armë mikun

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.

Lajme

15/06/2022 09:33

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti si rezultat i dhunës në familje që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar (vëllain  e bashkëshortes) duke e shkrepur një fishekë por pa pasoja, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, me një mjet të fortë i ka  dëmtuar edhe veturën.

Si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë me  tre copë fishekë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon ë procedurë të rregulltë. /Lajmi.net/