Milan do t’i mbajë Messias dhe Brahim Diaz
Milan me shumë gjasë do t’i mbajë në skuadër Junior Messias dhe Brahim Diaz.

Sport
Skuadra italiane është duke menduar të aktivizojë të drejtën e blerjes së Junior Messias.
Lojtari luajti si i huazuar nga Crotone dhe arriti të shpallej kampion, duke dhënë një kontribut të mirë në krahun e djathtë të Milan.
Po ashtu, Brahim Diaz pritet të mbetet në ‘San Siro’, nga Real Madridi, përcjell lajmi.net.
Krerët e rinj të Milan nuk janë të interesuar t’i humbin Stefano Piolit boshtin e skuadrës.
Emra si Divock Origi, Renato Sanches e Noa Lang pritet po ashtu t’i bashkohen Milanit. /Lajmi.net/