Shorti për ndeshjet në Conference League – ja kur do të luajnë ekipet kosovare

Është hedhur shorti për fazën e parë kualifikuese për Conference League dhe skuadrat kosovare i kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Sport

14/06/2022 13:37

Të paktën në letër, ekipet nga Superliga e Kosovës nuk duket se janë “dëmtuar”, pasi kundërshtarët e tyre nuk mund të llogariten superiorë në letër, transmeton lajmi.net.

Drita përballet me Inter Turkun, Gjilani me Liepajan dhe Llapi me Buducnost Podgorica.

Ndeshjet e para skuadrat kosovare do t’i luajnë më 7 korrik, ndërsa ato kthyese dy javë më pas. /Lajmi.net/