Ish-anëtari i Chelsea: Premier League shumë e shpejtë për Lukakun

Ish-lojtari i skuadrës së Chelsea, Jon Obi Mikel ka komentuar dështimin e Lukaku në ‘Stamford Bridge’.

Sport

13/06/2022 17:10

Nigeriani që mbulonte mesfushën e Chelsea ka thënë se Premier League është shumë e fortë dhe shumë e shpejtë për sulmuesin belg.

“Liga është krejtësisht ndryshe. Liga angleze është shumë e fortë, e shpejtë, kurse liga italiane është e ngadaltë”, ka thënë ish-mesfushori i Chelsea, transmeton lajmi.net.

“Liga angleze ka shumë kualitet. Shpejtësia e futbollit anglez është e lartë krahas ligës italiane”, shtoi ai.

“Në ligën italiane mund të luash deri në 40 vjeç, por në Angli duhet më shumë punë”, tha mes tjerash Obi Mikel.

Lukaku lidhet tashmë me një rikthim të mundshëm te skuadra e Inter, pasi nuk kaloi aspak mirë me Chelsean e Thomas Tuchel. /Lajmi.net/