Ndeshja Kosovë-Greqi në Ditën e Çlirimit, Lladrovci: Vetëm fitorja është përmasa e kësaj date historike

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vendosur që Ditën e Çlirimit të Kosovës ta shënojë në një mënyrë tjetër.

Lajme

12/06/2022 21:13

Ai po ndjek nga afër ndeshjen Kosovë-Greqi, e cila po zhvillohet nën provokime të shumta nga ana e grekëve.

Lladrovci uroi në fitore, teksa tha se vetëm fitorja është përmasa e kësaj date historike.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke përcjellur krenarinë tonë, kombëtaren e Kosovës në futboll, përball Greqisë.

Kemi ardhur për fitore, vetëm fitorja është përmasa e kësaj date historike. Përpara shqiponja!./Lajmi.net/