De Jong flet për të ardhmen e tij
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport
De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por është i lidhur me një largim të mundshëm këtë verë.
Trajneri i ri i Man United, Erik ten Hag e dëshiron në ekip mesfushorin holandez, andaj pritet të transferohet drejt ‘Old Trafford’.
De Jong u pyet nëse do të largohej nga plazhet e Barcelonës për të ftohtin e Mançesterit pas ndeshjes së Holandës në Ligën e Kombeve.
Mesfushori qeshi ndërsa u përgjigj: “Nuk mundem. Nuk mund të them asgjë”.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e holandezit./Lajmi.net/