Giresse: E kemi obligim të përfaqësojmë Kosovën në mënyrë më të mirë të mundshme
Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur përpara ndeshjes ndaj Greqisë.
Sport
Kosova do të luajë në udhëtim te Greqia për ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.
E përpara kësaj sfide ka folur trajneri Giresse i cili ka thënë se e kanë obligim ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrë më të mirë të mundshme.
Ai gjithashtu tha se do të kenë shumë mungesa, por shpreson që nuk do të ndodhë diçka e tillë në ndeshjet e tjera.
“Është ndeshje e vështirë. Nuk mund të them që është finale apo jo, por është ndeshje shumë e rëndësishme për kualifikimet dhe fitorja nesër ka rëndësi të madhe për ambiciet tona. Është e qartë që kemi pasur probleme me lëndime dhe suspendime. Por, shpresoj që nuk do të kemi mungesa dhe probleme tjera në ndeshjen e radhës. Jemi këtu me këtë numër të futbollistëve dhe e kemi për obligim të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Giresse, përcjell lajmi.net.
Ndeshja në mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/