Reja: Luajtëm keq në pjesë e dytë, kështu nuk shkohet asnjë anë
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka folur pas humbjes ndaj Izraelit.
Sport
Shqipëria nuk e ka nisur mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Ata në ndeshjen e parë u ndan baras me Islandën, ndërsa ndaj Izraelit pësuan humbje.
E pas disfatës 2:1 ndaj Izraelit trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja tha se golat ia dhuruan vetë dhe se pjesa e dytë nuk ishte e mirë nga djelmoshat e tij.
“Ishte një arsye pse nuk luajtëm në pjesën e dytë. Pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Fillimisht dhurohet goli, se deri te goli po luanim mirë. Ishim më intensivë. Por dolëm të sulmonim dhe ata nuk pritnin gjë tjetër, se janë të aftë, se kanë shpejtësi. Ne e ia dhuruam golin e barazimit në një pjatë të argjendtë, ishim 2 kundër 3. Nuk mund të bëhet një dalje ashtu, duhet edhe koka kur je lojtar, duhet arsyetuar në fushë, duhet parë kur duhet të dalësh, duhet vlerësuar cilësia e kundërshtarëve. Edhe me Islandën ishte e njëjta gjëra, në çdo ndeshje ka një arsye pse, sepse kemi bërë një gabim. Pastaj luajtëm keq, se pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me agresionin e duhur, i vumë në vështirësi. Atëherë pse duhet të bësh vetëm pjesën e parë dhe t’i japësh mundësi. I dhamë hapësira dhe mbetën Veseli e Gjimshiti të vetëm, se kishim dalë para. Por nuk duhet të ndodhë, kjo është vështirësia e madhe.
Duhet të lexosh në fushë, unë mund të jap instrumentet por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut. Kështu nuk rritet kurrë, duhet përulësi, me modesti, kështu arrihen rezultatet se kështu nuk shkohet nga asnjë anë”, tha Reja për ‘Super Sport’, përcjell lajmi.net.
Me këtë humbje Shqipëria bie në vendin e fundit në grupin e dytë të Ligës B, me vetëm një pikë të grumbulluar./Lajmi.net/