Bajrami: Unë e bëra punën time

Nedim Bajrami ka folur pas humbjes së Shqipërisë ndaj Izraelit.

Sport

10/06/2022 23:38

Kombëtarja shqiptare ka pësuar disfatën e parë në Ligën e Kombeve, pasi u mposhtën 2:1 nga Izraeli.

E pas ndeshjes Bajrami tha se luajtën mirë në 45 minutat e parë, por jo edhe të dytë, ai gjithashtu tha se e ka bërë pjesën e tij.

“Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. U futëm në të dytën por nuk u futëm mirë. Pastaj pësuam gola shumë shpejt si nuk duhen pësuar. Pastaj vazhduam mirë, duhet të jemi më të zgjuar dhe para golit të shfrytëzojmë shanset që kemi.

Pas kësaj ndeshje që kemi humbur, u nuk e di. Por besoj që nuk kemi luajtur shumë keq, kemi pësuar gola që nuk duhet të pësojmë. Unë pjesën time e kam bërë”, ishin fjalët e Bajramit për ‘Super Sport’, përcjell lajmi.net.

Lojtari u zëvendësua në minutën e 68` dhe u pyet se përse ndodhi diçka e tillë.

Ai tha se ishte vendim i trajnerit, por që ishte në gjendje të luajë edhe më gjatë.

“Nuk e di pse, trajneri e bëri atë zëvendësim dhe ashtu e pa ai. Isha fizikisht mirë dhe isha gati për të vazhduar ndeshjen”, përfundoi ai./Lajmi.net/