Broja: Duhet të fokusohemi si grup
Armando Broja ka folur pas humbjes së Shqipërisë ndaj Izraelit.
Sport
Kombëtarja shqiptare pësoi disfatë 2:1 ndaj Izraeli.
Ishte Armando Broja që gjeti golin për Shqipërinë, në ndeshjen e tij të parë këtë edicion në Ligën e Kombeve.
Pas ndeshjes sulmuesi tha se ata duhet të fokusohen si grup.
“Nuk i përballova mirë minutat, sepse nuk fituam ndeshjen. Nuk ka rëndësi vetëm goli për sulmuesin, humbja është më e madhe për mendimin tim. Duhet të fokusohemi si grup. Duhet të jemi të përqendruar dhe të fitojmë ndeshjen”, tha Broja për ‘Super Sport’, përcjell lajmi.net.
Sipas tij pjesa e parë ishte e mirë, por gabuan në të dytë ku dhe e humbën ndeshjen.
“Futbolli luhet me pasa, kur jam në fushë, shikoj ku janë hapësirat. Kërkoja hapësira për t’u futur. Duhet ta provojmë. Lojtari bëhet i madh kur bën gabime dhe vazhdon. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, ishim më aktiv, në pjesën e dytë ishim më mbrapa dhe pësuam 2 gola dhe e humbëm ndeshjen. Ky ishte rezultati në fushë”, përfundoi ai.
Broja kishte munguar në ndeshjen e parë të Shqipërisë për shkak të një lëndimi./Lajmi.net/