Përfundon pjesa e parë: Shqipëria në epërsi ndaj Izraelit
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen në mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Sport
1:0 është rezultati i pjesës së parë për kombëtaren e Shqipërisë.
Ishte Armando Broja që shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë.
45 minutat e parë ishin të dominuar totalisht nga kombëtarja shqiptare.
Raste kishte të shumta, por vetëm atë nga pika e bardhë e konkretizuan.
Izraeli në anën tjetër u munduan të rrezikonin me anë të kundërsulmeve, por nuk arritën.
Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati përfundimtar pas 45 minutave të tjerë./Lajmi.net/