Kancelari Scholz takoi ushtarët gjermanë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari priti kancelarin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Lajme

10/06/2022 20:01

Gjenerali Kajari shfrytëzoi rastin të falënderojë kancelarin Scholez për kontributin e vendit të tij në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e lartë të ushtarëve gjermanë në përmbushjen e mandatit të tyre në KFOR.

Kancelarja Scholz takoi edhe ushtarët gjermanë të dislokuar në Kosovë.

Po ashtu, Scholz gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më të cilin ka zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët para mediave.