Deklarohet edhe Bytyqi: Luajtëm shumë mirë, aktualisht kam koqitje shpine, por shpresoj të kalojë
Zymer Bytyqi gjithashtu u shpreh shumë i lumtur për fitoren që kombëtarja e tij, Kosova, e arriti ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-2.
Sport
Bytyqi, pos që shënoi një supergol, bëri një paraqitje shumë të mirë si sulmues krahu, në vend të Edon Zhegrovës.
Lojtari, në një prononcim pas ndeshjes, theksoi se ndihet shumë i lumtur për fitoren, ndërsa deklaroi se lëndimi i marrë në fund të ndeshjes po i shkakton dhimbje shpine, transmeton lajmi.net.
“Kisha shumë energji. Trajneri ma dha shansin dhe besoj që bëra paraqitje të mirë. Jam shumë i lumtur për fitoren, bëmë një ndeshje të mirë. Sa i përket lëndimit, rashë me shpinë në tokë. Kam një koqitje të shpinës, shpresoj të kalojë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/