Muriqi pas ndeshjes: I lumtur me fitoren, golin ia dedikoj Fadil Vokrrit – shpresoj të jem gati ndaj Greqisë
Vedat Muriqi është deklaruar pas ndeshjes të cilën Kosova e fitoi 3-2 ndaj Irlandës së Veriut.
Sport
Sulmuesi shënoi dy gola, duke i ndihmuar skuadrës për ta fituar ndeshjen.
Shtatlarti kosovar u shpreh se triumfin ia dedikoi legjendës Fadil Vokrri i cili pati katërvjetorin e vdekjes pikërisht sot.
“Ndihem krenar për fitoren. Luajtëm shumë mirë e gjithë skuadra. Fitoren ia dedikoi tashmë të ndjerit Fadil Vokrri”, tha fillimisht ai.
“Jam shumë i lumtur me performancën individuale, shënova dy gola. Siç dihet, isha në dyshim për ndeshjen e sontme, por stafi mjekësor bëri një punë të mirë dhe fitoren ia dedikoj edhe atyre. Shpresoj të jem gati në ndeshjen e ardhshme”, përfundoi ai. /Lajmi.net/