Prishtina e zyrtarizon Ismet Munishin si trajner

Prishtina e ka zyrtarizuar Ismet Munishin në postin e trajnerit të Prishtinës.

Sport

09/06/2022 20:15

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

 

Munishi erdhi te kryeqytetasit pas një sezone zhgënjyese që patën këta të fundit, duke përfunduar vetëm në pozitën e pestë.

Mbetet të shihet nëse ish-kampioni i Kosovës do të rikthehet në garë për tituj në sezonin që po vjen. /Lajmi.net/