Shërbime të reja në mënyrë elektronike: Certifikata e lindjes, e martesës e shërbime për regjistrimin e veturës
Së shpejti qytetarët do ta kenë më të lehtë marrjen e shërbimeve ku përfshihen dokumente të ndryshme.

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla do të marrin pjesë sot në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë: Certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.
Ky lansim do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në ora 12:00./Lajmi.net/