Gatuso merr drejtimin e skuadrës së Valencias

Genaro Gattuso e ka marrë drejtimin e skuadrës së Valencias.

Sport

08/06/2022 23:06

Siç raporton Fabrizio Romano, lojtari ka mbërritur në qytetin spanjoll për ta finalizuar marrëveshjen me “lakuriqët” që ai të jetë “timonieri” i ri i skuadrës.

Zyrtarizimi i italianit në krye të ish-kampionëve spanjollë do të bëhet në orët në vazhdim.

Gattuso tashmë e ka një përvojë të konsiderueshme si menaxher, pasi më herët drejtoi skuadra si Milani e Napoli.

Mësohet se kontrata që do t’i ofrohet 44-vjeçarit do të jetë dyvjeçare.

Më poshtë gjeni momentin e mbërritjes së Gattusos në Valencia. /Lajmi.net/