Pas tragjedisë së para dy ditëve, Komuna e Prishtinës largon e krasit drunjtë e dëmtuar

Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, ku një i ri humbi jetën dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e goditjes nga lisi pas reshjeve dhe erërave të forta, komuna kryeqytetase ka ndërmarrë veprime.

Lajme

08/06/2022 09:49

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës në ‘Facebook’, ekipet të mërkurën kanë dalë në terren për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

Disa prej drunjëve janë krasitur për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”, thuhet në njoftim.

“Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit. Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët”, vijon më tej njoftimi i Komunës. /Lajmi.net/