Vushtrri: Policia sekuestron një armë nga një 17 vjeçar 

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në rrugën ''Marin Barleti" në Vushtrri ka sekuestruar një armë nga i dyshuari E.M, 17 vjeçar.

Lajme

07/06/2022 08:49

Ky njoftim nga PK-ja është bërë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku është shtuar se i dyshuari për këtë armë nuk ka poseduar leje, shkruan lajmi.net.

Tutje shtohet se, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

“Policia në Vushtrri sekuestron një armë. Vushtrri, 06 qershor 2022. Në orët e mbrëmjes së datës 06 qershor 2022, Policia në Vushtrri ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari i është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. I dyshuari E M., 17vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Lajmi.net/