Lewandowski: Vetëm dua të largohem nga Bayerni, diçka ka vdekur në mua dhe dua të largohem
Robert Lewandowski nuk mund ta paramendojë të ardhmen e tij te skuadra e Bayernit.
Sport
Ylli polak tash e disa javë po deklarohet haptazi për dëshirën që të largohet nga ‘Allianz Arena’.
Së fundmi lojtari ka thënë se pret për mirëkuptim dhe leje për t’u larguar nga skuadra.
“Unë vetëm dua të largohem nga Bayern. Besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme sesa puna. Mënyra më e mirë është të gjejmë zgjidhje së bashku”, ka thënë Lewandowski, transmeton lajmi.net.
“Diçka ka vdekur në mua, unë dua ta lë Bayernin për më shumë emocione në jetën time”, shtoi polaku.
Lewandowski vazhdon të lidhet me transferimin e mundshëm te skuadra e Barcelonës. /Lajmi.net/