Një grusht tifozësh grekë e zënë një pjesë të tribunës në ‘Fadil Vokrri’
Në ‘Fadil Vokrri’ ka edhe tifozë nga Greqia.

Sport
Helenët vijnë në Prishtinë në kërkim të tri pikëve, ku do të përballen me kombëtaren Dardane.
Për këtë ndeshje, nga Greqia kanë ardhur edhe një grusht tifozësh, përcjell lajmi.net.
Ata janë vendosur në pjesën jug-lindore të tribunës, për ta përkrahur kombëtaren e tyre.
Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë luhet me fillim nga ora 20:45.
Të dyja kombëtaret kanë nga tri pikë dhe fitorja është e domosdoshme për pozitën e parë. /Lajmi.net/