Derbi në mes Italisë dhe Gjermanisë mbyllet pa fitues

Ndeshja në mes Italisë dhe Gjermanisë nuk ka treguar fitues.

Sport

04/06/2022 22:38

Italia dhe Gjermania janë ndarë baras 1:1.

Kështu dy gjigantët evropian kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan lajmi.net.

Raste u krijuan nga dy skuadrat, por konkretizimi mungoi.

Gjermania ishin më të rrezikshëm, por në vend ishte Gianluigi Donnarumma.

Italianët në anën tjetër, po rrezikonin nga gjuajtjet jashtë zona.

Pjesa e dytë nisi më furishëm nga të dy skuadrat.

Në minutën e 70` Lorenzo Pellegrini shënoi, për t`i dhuruar epërsinë italianëve.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi Joshua Kimmich shënoi golin e barazimit në minutën e 73`.

Pas goli të barazimit nga gjermanët, ata kërkonin edhe golin e epërsisë, por sërish Donnarumma nuk lejoi që ta tundin rrjetën për herë të dytë në këtë takim.

Kështu me këtë barazim Gjermania është në vendin e dytë në ligën A, grupin 3, ndërsa Italia në të tretin./Lajmi.net/