Përfundon pjesa e parë: Nuk ka gola në ndeshjen Italia – Gjermania
Italia dhe Gjermania kanë përfunduar pjesë e parë pa gola.

Sport
0:0 është rezultati i pjesës së parë, në mes Italisë dhe Gjermanisë.
Përkundër rasteve kombëtaret nuk arritën të tundin rrjetën, shkruan lajmi.net.
U zhvilluan 45 minuta pothuajse të barabarta, me të dy ekipet që kërkonin golin.
Raste krijuan, por më konkrete ishin ato të gjermanëve.
Italianët në anën tjetër, rrezikuan portën e Manuel Neuer me anë të gjuajtjeve nga jashtë zona.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se cili do të jetë epilogu përfundimtar i këtij takimi./Lajmi.net/