Hysaj: Kemi mundësi të renditemi të parët dhe nuk duhet ta shpërdorojmë
Elseid Hysaj ka folur përpara ndeshjes ndaj Islandës.

Sport
Shqipëria do të përballet me Islandën në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Përpara kësaj ndeshje ka folur edhe Hysaj duke thënë se kombëtarja shqiptare kanë mundësi të zënë vendin e parë në grup dhe nuk duhet ta shpërdorojnë.
“Jemi tre skuadra të forta, në një nivel të afërt. E shikojmë si një mundësi vërtetë sepse të gjithë e dimë që Rusia është një ekip me nivel të fortë dhe tani që mungon kemi më shumë mundësi për t’u renditur të parët dhe për të shkuar në play-off. E dimë që kemi një mundësi të artë që nuk duhet ta shpërdorojmë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrat më të mira. E shohim si një dritare më shumë për të shkuar në play-off”, tha Hysaj, përcjell lajmi.net.
Tutje, ai tha se ekipi i tij po përgatiten për ndeshjen ndaj Islandës.
“U bënë disa kohë që nuk luajmë kundër tyre, por siç kemi bërë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, kemi treguar që dimë të luajmë më mirë, dimë të jemi më të rrezikshëm. Dje pamë ndeshjen Izrael – Islandë dhe pamë një skuadër që po rrinte mbrapa dhe po luante në kundërsulm. Tani po përgatitemi për këtë ndeshje”, vazhdoi ai.
Shqipëria gjenden në ligën B, grupin e parë së bashku me Izraelin dhe Islandën, pasi Rusia nuk merr pjesë si pasojë e agresionit të tyre ndaj Ukrainës./Lajmi.net/