Ferizaj largon katër lojtarë
Ferizaj ka konfirmuar largimin e katër lojtarëve nga ekipi i tyre.

Sport
Dardan Çerkini, Egzon Shabani, Drilon Sadiku dhe Albion Kurtaj nuk do të jenë pjesë e Ferizajt sezonin tjetër.
Arsyeja e largimit të tyre sipas klubit është sepse nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi me anë të një postimi në faqen e tyre.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë të Ferizaj:
“Lojtaret e skuadrës tonë Dardan Çerkini, Egzon Shabani, Drilon Sadiku dhe Albion Kurtaj nuk do i mbrojnë në vazhdim ngjyrat e klubit FC Ferizaj.
Klubi me lojtarët e apostrofuar nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.
Klubi i falenderon për kontributin e dhënë, duke ju dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.
Ju priftë e mbara dhe suksese !”.
Kujtojmë se Ferizaj do të luajë në Superligë sezonin tjetër./Lajmi.net/