Zyrtare: Albion Kurtaj lojtari më i ri i Llapit

Ekipi nga Podujeva kanë njoftuar për blerjen e Albion Kurtaj.

Sport

02/06/2022 21:07

Sulmuesi Kurtaj, i cili më parë ishte pjesë e Ferizaj, nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Llapit.

Transferimin e tij e ka bërë të ditur ekipi nga Podujeva me anë të një postimi në faqen e tyre.

Kurtaj ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Llapin.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e plotë të ekipit:

“Mirësevjen kampion Albion Kurtaj

Kurtaj vjen nga Ferizaj dhe ka firmosur kontratë 3 vjeçare me Llapin

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për 3 vitet e ardhshme me njërin ndër futbollistët më të dalluar të Ferizajt, Albion Kurtaj. Sulmuesi i krahut të majtë në 26 paraqitje në edicionin e fundit për Ferizajn ka arritur shifrën e 10 golave e 9 asistimeve.

23 vjeçari Kurtaj me golat dhe asistimet e tij e ndihmoi Ferizajn të rikthehet në Superligë.

Drejtuesit e klubit e kanë mirëpritur transferimin e tij, nga i cili presim t’i jap forcë shtesë repartit tonë ofensive drejt realizimit të objektivave të klubit, në Evropë si dhe në edicionin e ardhshëm të Superligës”./Lajmi.net/