Zyrtare: Armend Thaqi rinovon me Ballkanin
Kampionët e Superligës së Kosovës, Ballkani kanë gjetur marrëveshjen me Thaqin.

Sport
Mbrojtësi i krahut, Armend Thaqi ka vendosur të vazhdojë qëndrimin e tij te klubi suharekas, Ballkani, shkruan lajmi.net.
Lojtari ka qenë një nga pikat kyçe të skuadrës në edicionin e triumfit në Superligë.
Rinovimi i kontratës parasheh dy vite shtesë qëndrim në Superligë.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur skuadra e Ballkanit, përmes një postimi në faqen zyrtare. /Lajmi.net/