Dita e Fëmijëve në shkollën “Faik Konica” festohet në tjetër “nivel”, muzika që dëgjohet s’është aspak për ta!

Sot është Dita e Fëmijëve. E në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë kanë organizuar një festë e cila po zhvillohet në oborrin e kësaj shkolle.

Lajme

01/06/2022 09:03

Por kjo festë duket paksa e çuditshme për shkak të muzikës e cila mbretëron aty.

Pavarësisht se këta fëmijë janë mjaftë të vegjël, e që janë në një institucion edukativo-arsimor askush nuk u kujdes për muzikën që ata po dëgjonin.

Madje aty ishte duke performuar një DJ, i cili lëshoi muzikën sikur të ishte një klub nate me të pranishëm në moshë mbi 21 vjeç.

“Dior” nga Pop Smoke, ishte njëra prej këngëve që shoqëroi këta fëmijë përgjatë festës.

E padyshim se teksti i kësaj kënge nuk lë aspak për të dëshiruar.

Fjalët që përdoren në këtë këngë janë mëse të panevojshme për t’u dëgjuar nga këta fëmijë, shkruan lajmi.net.

Duhet përkujtuar që së fundi në diskutim ishte pikërisht çështja e përmbajtjes së teksteve në këngë të shumta, si shqip apo në gjuhë të huaja e me të cilat shpesh herë ndeshen edhe këta fëmijë e shumë të tjerë.

Nuk dihet nëse përgjegjësit e shkollës “Faik Konica”, apo nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë janë marrë me këtë festë, e shumë të tjera që organizohen në ambientet e shkollave në vend, por kjo që shihet e dëgjohet së fundi nuk lë aspak për të dëshiruar./Lajmi.net/