Ambasadori amerikan i takon disa politikanë serbë të Kosovës

Ambasadori amerikan, Jef Hovenier ka takuar sot disa politikanë serbë të Kosovës.

Lajme

31/05/2022 16:44

Këtë e ka bërë të ditur vet ambasadori me anë të një postimi në Tëitter, në të cilin shihet se të pranishëm ishin politikanët Rada Trajkoviq, Nenad Rashiq, si dhe drejtori i RTV MIR, Nenad Radosavljeviq, shkruan lajmi.net.

“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat më të forta të saj. Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Hovenier.