‘RedBird’ mund ta zyrtarizojë nesër blerjen e Milanit, ‘Gazzetta’: Cardinale ka nënshkruar marrëveshjen
‘Gazzetta dello Sport’ ka konfirmuar marrëveshjen për blerjen e Milanit.

Sport
Skuadra e Milan do të bëhet me pronarë të rinj.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se nesër pritet të zyrtarizohet gjithçka sa i përket ndryshimit të pronarëve, përcjell lajmi.net.
Gerry Cardinale raportohet të ketë nënshkruar sot marrëveshjen për blerjen e Milan.
‘RedBird’ është gjigant ekonomik me bazë në ShBA.
Në garë për blerjen e Milanit ishte edhe kompania ‘Investcorp’, por ata humbën garën me ‘RedBird’. /Lajmi.net/