Arrestohet femra e mitur që theri me thikë 15 vjeçarin në Obiliq
Një femër e mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajme
Arrestimi i saj erdhi nën dyshimin se ka therur me thikë një 15 vjeçar në sheshin e Obiliqit.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshe, ndërsa sipas policisë viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara në këtë rast është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Njoftimi i plotë:
Obiliq 30.05.2022 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas ka sulmuar fizikisht me thikë të miturin, viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë./Lajmi.net/