Man City nis bisedimet me agjentin e Rafael Leao
Lojtari më i mirë i vitit në Serie A, Rafael Leao po tërheq vëmendje të madhe para merkatos së verës.

Sport
Shumë skuadra janë vënë pas yllit portugez, përfshirë edhe skuadrën kampione të Anglisë, Manchester City.
Sipas raportimeve të fundit, Manchester City është në mesin e skuadrave të interesuara dhe tashmë ka hapur negociatat me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, përcjell lajmi.net.
Leao në anën tjetër ka një propozim rinovimi nga skuadra e Milan, megjithatë ‘Rossoneri’ nuk janë aq optimistë se mund ta mbajnë atë.
Edhe Real Madrid është një nga skuadrat që ka treguar interesim për anësorin. Milan thuhet se kërkon 150 milionë euro për të. /Lajmi.net/