Maldini e ka në mendje formacionin “ideal” të Milan për sezonin tjetër – tri përforcime
Milan është shpallur kampione në Serie A. Këtë epitet synon ta ruajë edhe sezonin tjetër.

Sport
Skuadra italiane ka disa plane për merkaton e verës dhe janë disa lojtarë me të cilat kontrata shihet vetëm çështje kohe.
Mediat italiane tashmë kanë zbuluar edhe një formacion që konsiderohet si ai që Paolo Maldini e konsideron si idealin (brenda mundësive) për sezonin tjetër.
‘Gazzetta dello Sport’ sheh tri përforcime kyçe: Bremer, Zaniolo dhe Renato Sanches, përcjell lajmi.net.
Ndonëse puna e Divock Origi konsiderohet si çështje e kryer, në formacion jepet emri i Olivier Giroud.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionin për të cilin bëhet fjalë. /Lajmi.net/