Kessie konfirmon largimin nga Milan
Franck Kessie ka konfirmuar largimin e tij nga gjiganti italian, Milan.

Sport
Kessie tashmë nuk do të jetë pjesë e ekipit italian, këtë e konfirmuar vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.
Mesfushori do të largohet si një transferim i lirë, pasi kontrata e tij me ‘Rossonerët’ përfundon më 30 qershor të këtij viti.
Pas pesë vitesh Kessie do të provojë një eksperiencë të re, por nga Milani nuk mund të largohet pa u përshëndetur me të gjithë.
Me anë të një postimi në ‘Instagram’, lojtari tha se nuk mund të mbyllej më mirë periudha e tij te Milan, përveç si kampionë të këtij sezoni në Seria A.
“Pas 5 viteve nuk mund të shpresoja të mbyllja në mënyrë më të mirë këtë eksperiencë. Një emocion unik, jemi kampionë të Italisë!
Jam krenar që kam veshur këtë fanellë të lavdishme dhe që kam ndarë këtë rrugëtim me shokë fantastikë! Faleminderit për gjithçka! Faleminderit të gjithëve! ‘Presidenti’ juaj!”, shkruan Kessie, përcjell lajmi.net.
‘Kuqezinjtë’ e kishin blerë mesfushorin nga Atalanta për 32 milionë euro, në verën e vitit 2019./Lajmi.net/