Dybala hedh poshtë mundësinë e transferimit te Tottenham

Paolo Dybala nuk është i hapur për një lëvizje të mundshme te Tottenham Hotspur gjatë merkatos së verës.

Sport

20/05/2022 10:01

Argjentinasi, në bazë të asaj që raporton AS, nuk ka dëshirë të luajë për skuadrën londineze, duke ia “shkelur syrin” dy skuadrave italiane të interesuara për të, Romës dhe Interit.

“Nerazzurët” e ndjekin lojtarin tash e sa vite dhe tani duket se ka ardhur momenti që të luftojnë seriozisht për ta pasur në skuadër, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Dybala me Juventusin do të skadojë në verën e këtij viti, me palët që tashmë janë dakorduar për të mos e vazhduar atë.

Pos Romës dhe Interit, për Dybalan interesim kohëve të fundit ka shprehur edhe Arsenali. /Lajmi.net/