Molliqaj pas dënimit të ish-krerëve të OVL-së: Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në
Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka reaguar menjëherë pasi Gjykata Speciale ka marrë vendim për dënim me 4 vjet e gjysmë secilin për dy ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucain dhe Nasim Haradinajn.
Lajme
Molliqaj është shprehur se kjo gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në, shkruan lajmi.net.
Ai komenton më tutje se aktgjykimi dënues ndaj Gucatit e Haradinajt nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë e as me të vërtetën.
“Nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, atëherë ajo mundet dhe duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional.”, ka shkruar Molliqaj.
Ky është postimi i tij:
Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në.
Aktgjykimi dënues ndaj udhëheqësve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë as me të vërtetën. Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në.
Nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, atëherë ajo mundet dhe duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional. /Lajmi.net/