Probleme për Man City – West Ham në avantazh prej dy golash ndaj tyre
West Ham United janë në epërsi ndaj Manchester City.
Sport
Probleme për Manchester City, pasi West Ham janë në avantazh prej dy golash ndaj tyre.
Lojë më të mirë zhvilluan mysafirët, por që vendasit me mundësinë e parë arritën të gjejnë golin.
Ishte Bowen i cili shënoi për t`ia dhuruar epërsinë West Ham në minutën e 24`, shkruan lajmi.net.
Pas golit të pësuar, ekipi i Pep Guardiola po kërkonin të barazonin rezultatin, por nuk u treguan të saktë.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte përsëri Bowen që shënoi, për të dyfishuar epërsinë.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë nëse City do të arrijë të rikthej rezultatin./Lajmi.net/