Vieri: Milan favorite, Inter akoma në garë për titullin kampion

Ish-lojtari i kombëtares së Italisë, Christian Vieri ka dhënë komentet e tij sa i përket ‘Scudettos’.

Sport

10/05/2022 14:45

Vieri i cili ka luajtur për të dyja skuadrat, ka thënë se Milan është favorite për titullin e kampionit, por Inter janë akoma në lojë.

Për kundërshtarin e ardhshëm të Milan, Atalantan thotë se mund të mposhtin këdo kur janë në ditën e tyre më të mirë.

“Atalanta, në Itali mund të mposhtë këdo në shtëpi. Cagliari (kundërshtari i Inter) po lufton për mbijetesë”, ka thënë Vieri, transmeton lajmi.net.

“Tabela e sheh Milanin si favorite, por në dy ndeshjet e ardhshme gjithçka mund të ndodh”, shtoi italiani. “Do të ketë surpriza”, ishin fjalët e tij.

Vieri ishte pjesë e skuadrës së Inter që lëshoi titullin nga duart në sezonin 2001/02. /Lajmi.net/