Gjithçka me qetësi për Bayernin – ia jep një pikë edhe Stuttgartit
Bayern Munich po luan vetëm për relaks në Bundesliga, pasi matematikisht janë shpallur kampionë.
Sport
Kampionët e Bundesliga kanë luajtur baras 2:2 në ndeshjen ndaj Stuttgart, shkruan lajmi.net.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Tomas, kur po luhej minuta e 8’ e takimit.
Bavarezët përmbysën gjithçka me golat e Mavropanos (35’ autogol) dhe Thomas Muller (44’).
Megjithatë, Stuttgart gjetën forcat edhe për një tjetër gol, gol ky që i dha skuadrës tri pikë.
Ishte Kalajdzic ai që shënoi në minutën e 52’ të takimit, për rezultatin final të këtij takimi (2:2).
Bavarezët numërojnë 76 pikë në pozitën e parë në tabelë, derisa Stuttgart merr pikën e 30 për të vazhduar luftën për mbijetesë. /Lajmi.net/