Rrahje masive në lokalin e muzikës live në Prizren, arrestohen shtatë persona

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në një lokal të muzikës “LIVE” në Prizren.

Lajme

06/05/2022 09:26

Rrahja ka ndodhur mes disa personash, teksa policia është detyruar të intervenojë, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me rastin, janë arrestuar shtatë persona.

“Më datë 6 maj 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën “Tranziti i Vjetër” ne Prizren, është duke ndodhur një përleshje (rrahje) në mes disa personave te një lokal muzike Live Veprimet policore ishin të menjëhershme . Lidhur me ketë rast janë identifikuar personat e dyshuar të përfshirë ne ketë rast”, thuhet në komunuikatë.

Të arrestuarit janë:

A.D.,(viti i lindjes 1973,mashkull kosovare),

SH.TH., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar),

SH.B.,(viti i lindjes 1975,mashkull kosovar),

B.A., (viti i lindjes 1974,mashkull kosovar),

A.A., (viti i lindjes 1971,mashkull kosovar),

Z.R., (viti i lindjes 1979,mashkull kosovar) dhe

M.S., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar),

Të dyshuarave u është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale:

(një) pistoletë,

(pesë) fishekë dhe

(një) karikator

Te dyshuarit janë shoqëruar në stacioni policor në Prizren VERI, janë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit ndalohen për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren Veri. /Lajmi.net/