Ibrahimovic: Ndoshta do ta kem ekipin tim

Zlatan Ibrahimovic ka folur në lidhje me planet e tij për të ardhmen.

Sport

05/05/2022 19:17

Suedezit i përfundon kontrata me Milanin në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij vazhdon të diskutohet.

Ibrahimovic ende nuk ka rinovuar me ‘Rossonerët’, andaj lidhet me një largim të mundshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi mediat italiane kanë njoftuar se ai mund të rikthehet në Amerikë, por këtë herë te ekipi i David Beckham Inter Miami.

E lidhur me këto lajme ka reaguar edhe vet suedezi.

Ai ka thënë se ndoshta do rikthehet në Amerikë, por për të krijuar një ekip të tijin.

“Ndoshta nëse kthehem do të kem klubin tim”, ishin fjalët e Ibras për ‘ESPN’ përcjell lajmi.net.

40 vjeçari ka kaluar dy sezone në Amerike te LA Galaxy ku ka shënuar 53 gola në 58 paraqitje gjithsej./Lajmi.net/