Witsel konfirmon largimin nga Dortmund
Axel Witsel ka konfrmuar largimin nga Borussia Drotmund.

Sport
Witsel ka konfirmuar se do të largohet nga ‘Signal Iduna Park’, në fund të këtij sezoni, pas përfundimit të kontratës.
“Jam i gëzuar që kalova katër vite të shkëlqyera këtu dhe i mërzitur që do të largohem, por ka ardhur koha për një eksperiencë tjetër”, tha belgu përcjell lajmi.net.
Lojtari u pyet nëse do të rikthehet në Belgjikë, ai u përgjigj:
“Jo ende është herët të rikthehem në vendlindje”.
Mediat në Gjermani po raportojnë se e ardhmja e Witsel lidhet me Amerikën dhe Italinë.
Witsel në katër vite me Borussia Dortmund ka zhvilluar 413 ndeshje ku ka shënuar 13 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime./Lajmi.net/