Ulpiana – Gjilani, formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Ulpiana – Gjilani, e vlefshme për xhiron e 32 të BKT Superligës.

Sport
Ulpiana rrezikon seriozisht mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Gjilani, të paktën deri disa javë më parë, luftonte për titull kampion.
Favorit për ta fituar ndeshjen shihet Gjilani, i cili, pas dy humbjeve, do ta kërkojë këndelljen pikërisht në Lipjan.
Lajmi.net më poshtë jua përcjell formacionet zyrtare, transmeton lajmi.net.
Ulpiana: Ajeti, Makolli, Rapuca, Emini, Shala, Qerimi, Avdulli, Rezi, Conceiocao, Franic, Shkalla
Gjilani: Koliçi, Useini, Rapa, Halili, Beqja, Cale, Torassa, Dabiqaj, Aziz, Progni, Krasniqi. /Lajmi.net/