Përfundon pjesa e parë: Ende pa gola në ndeshjen Man United – Chelsea

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin Manchester United – Chelsea, e vlefshme për Premier Ligë.

Sport

28/04/2022 21:33

Pjesa e parë e takimit në mes United dhe Chelsea është mbyllur pa gola.

45 minutat e parë i takuan tërësisht ‘Bluve të Londrës’, pasi gjithmonë ishin në kërkim të golit të avantazhit.

N`Golo Kante, Kai Havertz dhe Timo Werner kishin mundësi shumë të mira të shënonin në portën e David de Geas, por nuk u treguan të saktë.

Në anën tjetër United mundohej me anë të kundërsulmeve të gjenin golin, por nuk kishte konkretizim të rasteve as nga ‘Djajtë e Kuq’.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se cili do të jetë epilogu përfundimtar i këtij takimi./Lajmi.net/