Chelsea nuk ndalet as nga sanksionet, e duan Jules Kounde në skuadër

Skuadra e Chelsea pritet të jetë aktive në merkato, përkundër bllokadës që po pengon klubin.

Sport

27/04/2022 10:50

‘Blutë’ e Londrës do të kërkojnë përforcime për mbrojtjen e skuadrës, pasi Andreas Christensen e Antonio Rudiger kanë vendosur të largohen nga ‘Stamford Bridge’.

Raportime të fundit nga Anglia bëjnë të ditur se përkundër sanksioneve, Chelsea janë optimistë për nënshkrimin me Jules Kounde, transmeton lajmi.net.

Kounde ishte dëshira primare e Chelsea edhe gjatë merkatove të kaluara, por Sevilla kërkonte 80 milionë euro për të.

Nuk  dihet nëse andaluzianët janë gati të zbresin çmimin në fjalë.

Chelsea do të tentojë deri në fund për të marrë në ‘Stamford Bridge’ mbrojtësin francez. /Lajmi.net/