Real Madridi nuk po mendon të nënshkruajë me ndonjë mesfushor gjatë verës

Skuadra e Real Madridit nuk është e interesuar të nënshkruajë me ndonjë mesfushor gjatë verës së këtij viti.

Sport

26/04/2022 17:21

Përkundër shumë zërave që “Los Blancos” po tentojnë ta përforcojnë repartin e mesfushës, këto spekulime i ka hedhur në ujë gazetari Josep Prederol i cili tha se nuk po planifikohet diçka e tillë.

Të tre mesfushorët startues te madrilienët i kanë shkelur të 30-tat, por duket se do t’u besohet edhe për disa vite, transmeton lajmi.net.

Modric, Kroos dhe Casemiro vazhdojnë të jenë të paprekshëm në 11-shën startuese, pas formës së lartë që po vazhdojnë ta tregojnë. /Lajmi.net/