Milan me plane të mëdha – shënjestron Riyad Mahrezin
Riyad Mahrez është emri i radhës në listën e dëshirave të skuadrës së Milan.

Sport
‘Rossoneri’ po përgatiten për një lëvizje të madhe gjatë kësaj jave, e cila do të shihte skuadrën e Milan nën pronësinë e ‘Investcorp’.
Milan kësisoj mund të kenë një shumë të konsiderueshme në dispozicion për të shpenzuar dhe po bëjnë gati planet për merkaton. Sipas mediave italiane, Riyad Mahrez është dëshira e Milan, transmeton lajmi.net.
Anësori i Manchester City ka kontratë valide me ‘Citizens’ deri në vitin 2023.
Të interesuar për shërbimet e algjerianit janë edhe skuadra si Paris Saint-Germain e Juventus.
Besohet se me ardhjen e ‘Investcorp’ në krye të skuadrës, shuma për kartonin e Mahrez nuk pritet të jetë problem për Milanin. /Lajmi.net/